Kërkoi lirimin nga burgu, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Lefter Allës

Gjykata e Lartë ka vendosur mospranim të rekursit për ndryshim të masës së sigurisë për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, pasi ai iu drejtua Gjykatës së Lartë me kërkesën që të hetohet në arrest shtëpie.
Sjellim në vëmendje se pak ditë më parë, Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar zyrtarisht në gjykatë dosjen në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla dhe 12 personave të tjerë.
Alla është marrë i pandehur për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Ish-zyrtarët e bashkisë së Bulqizës dhe biznesmenë të ndryshëm dyshohet se kanë abuzuar me një tënder më vlerë rreth 3 milionë Euro.
Në bazë të hetimeve të SPAK, rezulton e provuar se është shkelur ligji i prokurimeve publike për tenderin me objekt “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ”, Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”.
Kujtojmë se Lefter Alla është arrestuar më 15 Mars të 2023-shit.
/a.r
#Kërkoi #lirimin #nga #burgu #Gjykata #Lartë #rrëzon #rekursin #Lefter #Allës