PS mbledh grupin parlamentar, diskutime për të zgjedhur Avokatin e Popullit

Partia Socialiste ka mbledhur ditën e sotme grupin parlamentar. Kjo shënon dhe mbledhjen e parë të këtij grupi nën drejtimin e Bledi Çuçit.
Gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri, bën të ditur se një prej çështjeve më të rëndësishme që do të diskutohen në këtë mbledhje, do të jetë zgjedhja e Avokatit të Popullit.
Gjithashtu, në tryezën e grupit parlamentar të PS-së do të jetë dhe një kërkesë e Gazment Bardhit për të ngritur një grup pune për të zgjedhur Avokatin e ri të Popullit.
Gazetarja Omeri raporton se çështja tjetër e rëndësishme, për të cilën pritet të ketë diskutime në këtë takim, do të jetë edhe projektligji për rritjen e pagave të gjyqtarëve. Për miratimin e këtij ligji që kërkon një shumicë prej 84 votash, do të duhet edhe mbështetja e opozitës.
/a.r
#mbledh #grupin #parlamentar #diskutime #për #të #zgjedhur #Avokatin #Popullit