Shëndeti

Dy orë para operacionit në Vlorë, Policia shfaqi ‘arsenalin e bluve’

Dy orë para operacionit në Vlorë, Policia e Shtetit ka shpërndarë disa imazhe  të forcave të rendit në faqen zyrtare në Facebook.

Në to shihen, shërbime të shumta të bluve, që nga “Shqiponjat” deri te efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Këtë mbrëmje, RENEA dhe FNSH së bashku me blutë, kanë blinduar qytetin e Vlorës, ku janë shoqëruar pesë persona dhe janë sekuestruar 2 armë zjarri.

Situata e ditëve të fundit në Shqipëri, ka kulmuar me megaoperacionin “Tempulli”, ku janë arrestuar mbi 200 persona në një ditë të vetme, ndaj të cilëve në pjesën më të madhe është dhënë masa e arrestit me burg.

Lufta kundër narkotikëve është një temë mjaft e përmendur dhe nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ku ka theksuar shpesh se nuk do të ketë asnjë tolerancë, aq më tepër për persona të cilët shesin pranë shkollave.

Dy orë para operacionit në Vlorë, Policia shfaqi ‘arsenalin e bluve’

Përpos kësaj, mjaft jehonë po i jepet ndalimit të persona me rrezikshmëri të lartë apo grupeve kriminale.

Kujtojmë këtu, operacionin “Metamorfoza”, i cili dha një tablo më të gjerë për opinion publik rreth mënyrës se si kanë ndodhur ekzekutime të ndryshme në Shqipëri, sikurse nxori në pah dhe bashkëpunimin mes bandave deri te “vrasjet me klering” për të arritur qëllimet përkatëse.

#orë #para #operacionit #në #Vlorë #Policia #shfaqi #arsenalin #bluve

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button