Aktualitet

U kap me 4 mina me detonatorë të fshehura në makinë, lihet në burg 51-vjeçari

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, për Petrit Ndoji, i ndaluar për transportin e 4 minave me detonatorë, 3 ditë më parë.

Ndaj tij rëndon akuza “mbajtja pa leje dhe për prodhim i armëve shpërthyese ndhe municioneve. ”

Lënda plasëse dyshohet se do të përdorej për ngjarje të rënda kriminale, por hetimet ende nuk bëjnë me dije se detaje se kush ishte objektiv.

Seanca është drejtuar nga gjyqtarja Lirza Sinollari , ndërsa Prokuror i çështjes, Anton Pali.

Gjyqi është zhvilluar me dyer të mbyllura, hetimet vijojnë rreth çështjes se cili është destinacioni i minave si dhe nëse ka bashkëpunëtorë ose jo.

/a.r

#kap #mina #detonatorë #të #fshehura #në #makinë #lihet #në #burg #51vjeçari

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button