Sport

Video/ Me 10 lojtarë për 76′ Partizani reziston në Shkodër: Hoxha e Qarri japin spektakël në fund

Qarri

Asnjë fitues, ndoshta dy portierët Qarri e Hoxha autorë të pritjeve shpëtimtare në fund të sfidës. Në Loro Borici mbyllet pa gola mes Vllaznisë e Partizanit. Nga një pikë, që nuk i përligj pretendimet e dy skuadrave, që tani janë në ndjekje të Tiranës kryesuese. Në Shkodër u luajt një ndeshje emocionuese, sidomos në pjesën e dytë. Skuadra e Memellit nuk arriti të shfrytëzojë superioritetin numerik, pas daljes me karton të kuq të Maguette.

Shkodranët e nisën ndeshjen me vrull. Të kuqebluve mundësitë më të mira në minutat e para. Partizani u mundua të përballojë presionin, por gjërat u komplikuan shpejt. Në minutën e 14′, Maguette u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë Zekic me një lojtar më pak. E megjithatë, të kuqtë rrezikuan më shumë, duke përdorur kundërsulmin. Të pafat kryeqytetasit në minutën e 22′, kur goditja e Rrapaj u stampua në traversën. Bitsouka dhe Murataj kishin gjithashtu mundësitë e tyre dhe Partizani u duk se nuk e ndjente inferioritetin numerik, përkundrazi.

Panorama ndryshoi në pjesën e dytë. Vllaznia mori thuajse plotësisht iniciativën, por krijoi pak raste para portës. Balaj ishte gjithnjë nën kujdesin e ashpër të prapavijës, së përforcuar edhe me aktivizimin e Kocijan. Sfida i kishte rezervuar megjithatë emocionet më të mëdha në fund. Kapiteni i rikthyer Hoxha bëri shpëtimtarin në goditjen e Gomes. Në anën tjetër, Qarri evitoi një gol të sigurtë, në kthesën e Mba brenda zonës dy minuta nga fundi. E në shtesë, Hoxha i mohoi golin e ish-it Malës, duke devijuar në kënd goditjen e tij, duke mbajtur në fuqi barazimin 0-0 deri në fërshëllimën e trefishtë.


#Video #lojtarë #për #Partizani #reziston #në #Shkodër #Hoxha #Qarri #japin #spektakël #në #fund

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button