Tech

Detaje/ Zjarri në pallat: Kati i pestë është shkrumbuar plotësisht, në banesë ndodhej një grua shtatzënë bashkë më dy fëmijë! Kishin vetëm…!

Detaje të reja janë bërë të njohura nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Tiranë, ku një pallat u përfshi nga flakët duke shkrumbuar plotësisht një pjesë të fasadës, si dhe katin e pestë.

Në katin e pestë të pallatit, në momentin e zjarrin në një banesë ndodhej një grua shtatzënë bashkë me dy fëmijët e saj, të cilët janë shpëtuar dhe janë nxjerrë jashtë banesës pa lëndime.

Ai bëri me dije se ky pallat kishte vetëm një vit e gjysmë që ishte ndërtuar, ndërsa banorët e katit të pestë kishin vetëm një muaj që ishin akomoduar në këtë ndërtesë.

“Kur ka rënë zjarri, në një banesë në katin e pestë ka qenë një grua shtatzënë bashke me dy fëmijët e saj te cilët janë shpëtuar dhe janë nxjerrë jashtë banesës pa lëndime. Çdo gjë në katin e pestë është shkrumbuar plotësisht. Ky pallat ka një vit e gjysmë që është ndërtuar. Banoret e katit të pestë kishin vetëm një muaj që ishin akomoduar në këtë ndërtesë”, raportoi gazetari.

Gjatë ndërhyrjes për shuarjen e flakëve janë lënduar tre zjarrfikës, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen në gjendje të mire shëndetësore.

“Janë lënduar tre zjarrfikës, të cilët kanë tentuar te futen gjatë kohës kur ishte pika më kritike në pallat. Ata janë në gjendje të mire shëndetësore, pasi kanë marrë shërbimin mjekësor në spital.

Banorët janë larguar dhe janë marrë nga përfaqësues të bashkisë së Tiranës. Në vendin e ngjarjes ndodhen tre grupe ekspertësh nga forcat zjarrfikëse dhe policisë së shtetit”./m.j

#Detaje #Zjarri #në #pallat #Kati #pestë #është #shkrumbuar #plotësisht #në #banesë #ndodhej #një #grua #shtatzënë #bashkë #më #fëmijë #Kishin #vetëm

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button