Video/ Dinamo thotë se është e City Group, fushën ja sponsorizon Federata: ja si duket klubi i ri në Arbanë

Një tjetër fushë i shtohet qytetit të Tiranës dhe më konkretisht në kompleksin e ri të klubit Dinamo. Bëhet fjalë për një investim të përbashkët mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe klubit të Dinamos. Një investim që vjen në vazhdën e investimeve të rëndësishme në infrastrukturë dhe projektit madhor “100 fushat” të FSHF-së.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, inspektoi sot fushën e re që ndodhet në Arbanë. Ai, së bashku me Presidentin e Dinamo, Ardian Bardhi, vizituan edhe ambientet e reja të klubit: hoteli e restoranti, apo të gjitha facilitetet e tjera që i nevojiten një klubi. Investimi i fundit është kryer në bashkëfinancim mes FSHF dhe Dinamos. Federata ka kontribuar me një shumë të konsiderueshme për tapetin dhe vendosjen e fushës. Për një fushë të standardeve të larta, janë futur në lojë edhe ekspertët e FSHF-së.
Lexo më tej: Video/ Skënderbeu në krye të renditjes, mbyt edhe ‘nëndetësen’: Dinamos i kthehen ‘fantazmat’
Presidenti Duka në një prononcimi të dhënë për Fshf.org gjatë inspektimit theksoi se Federata i është bashkëngjitur projektit serioz të klubit Dinamo. Numri 1 i FSHF-së theksoi mbështetjen për ndërtimin e fushës me tapet artificial. Gjithashtu, ai bëri me dije se institucioni i futbollit do të mbështesë financiarisht vijimin e projektit edhe për një tjetër fushë me bar natyral, që do të ndërtohet po në klubin e Dinamos.
#Video #Dinamo #thotë #është #City #Group #fushën #sponsorizon #Federata #duket #klubi #në #Arbanë
Lapsi