Aktualitet
Kapen 2 ton kokainë në Spanjë, në pranga 4 persona. Mes tyre një shqiptar

Sipas mediave vendase, në pranga ranë 4 anëtarët e ekuipazhit, një prej të cilëve shqiptar.
Identiteti i të arrestuarve nuk bëhet i ditur. Shqiptari mësohet se jetonte në A Coruña dhe dyshohet se ishte koka e organizatës kriminale e trafikut të kokainës.
Sasia e kokainës u zbulua në një anije të vogël peshkimi, rreth 12 metra të gjatë, të quajtur Bestarruza dhe dyshohet se vinte nga Amerika e Jugut.
/a.r
#Kapen #ton #kokainë #në #Spanjë #në #pranga #persona #Mes #tyre #një #shqiptar