Aktualitet

Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë, pranga 51-vjeçarit me 4 mina të fshehura në makinë

Policia ka parandaluar ngjarje kriminale, duke arrestuar një 51-vjeçar të cilit iu gjetën 4 mina me telekomandë. Policia njofton se bëhet fjalë për eksploziv C4, të programuara për shpërthim në distancë.

51-vjeçari, i identifikuar si Petrit Ndoji, banues në Lezhë, i kishte fshehur 4 minat në kroskotin e automjetit që drejtonte.,

Policia ndaloi në rrugën “Gjergj Kastrioti”, në Vlorë, automjetin tip “Ford Fiesta”, që drejtonte i arrestuari. Gjatë kontrollit të imtësishëm, në kroskotin e këtij automjeti, u gjetën 4 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C4, të programuara për shpërthim në distancë, të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

#Parandalohet #ngjarja #kriminale #në #Vlorë #pranga #51vjeçarit #mina #të #fshehura #në #makinë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button