FOTO/ Ndërpritet ndeshja në Rumani: shfaqet banderola “Kosova është Serbi”, Dardanët refuzojnë të luajnë

Ndeshja në Rumani mes përfaqësueses vendase dhe Kosovës, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024 është ndërprerë. Kore ofensive ndaj Kosovës dhe banderola e shfaqur në stadium “Kosova është Serbi” kanë bërë që Dardanët të refuzojnë të vazhdojnë lojën.
Pas 20 minutash lojë nën koret e vazhdueshme fyese të tifozëve rumunë, arbitri i ndeshjes ndaloi një cast ndeshjen duke kërkuar qetësimin e situatës. Tensioni ka arritur kulmin kur dy minuta më pas është shfaqur baneri “Kosova është Serbi”. Futbollistët e teknikut Gliha kanë refuzuar të vazhdojnë lojën dhe arbitri e ka ndërprerë menjëherë, duke kërkuar të largohet banderola. Arbitri dhe delegati i ndeshjes po diskutojnë nëse do të vazhdojë sërish takimi apo do të pezullohet.
Lexo më tej: Video/ Muriqi një përbindësh: dy gola korigjojnë autogolin dhe kapin Zvicrën e shqiptarëve
#FOTO #Ndërpritet #ndeshja #në #Rumani #shfaqet #banderola #Kosova #është #Serbi #Dardanët #refuzojnë #të #luajnë
Lapsi