Armën gati për qitje, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë i dënuar për vrasje

Një 36-vjeçar që lëvizte me armë zjarri, gati për qitje, është vënë në pranga ditën e sotme. Bëhet e ditur se 36-vjeçari është arrestuar në rrugën “Nënë Tereza”, në Kamëz.
Gjatë kontrollit fizik, efektivët e policisë i kanë gjetur atij një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje, krehër dhe municion luftarak.
Ndërsa, në banesën e të arrestuarit u gjetën një këllëf për mbajtjen e pistoletës, një palë dylbi, tre mjete prerëse, tre aparate celulare dhe një peshore për metale të çmuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit dhe municionin luftarak.
36-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje.
/a.r
#Armën #gati #për #qitje #arrestohet #36vjeçari #në #Tiranë #dënuar #për #vrasje