Aktualitet

Tabaku në Komisionin e Ekonomisë: Pensionet në nivelin më të ulët, më pak se 50% e rrogës

Deputetja e PD, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Komisionin e Ekonomisë ka deklaruar se pensionet në vend janë në nivelin më të ulët.

Tabaku theksoi se pensionet janë më pak se gjysma e rrogës.

“Si është raporti i shpenzimeve dhe të ardhurave në sigurimet shoqërore? Sipas të dhënave që kemi marrë dhe nga raporti i fundit i KLSH, numri i përfituesve është rritur me 15 mijë në çdo vit dhe kjo po shkon drejt barazimit të përfituesve me kontribuesit.

Së pari emigracioni i lartë, së dyti informaliteti dhe skema e dështuar në 2014 që ishte një reformë shumë larg asaj që pritej të ndodhte në vend.

Shumë larg mesatares normale pensioni mesatar në fshat dhe më tej ai në qytet. Po ashtu në total pensioni është më i ulët se sa mesatarja e pagës, siç edhe është përllogaritja sipas formulës së INSTAT ndërsa aktualisht është sa 40% e pagës si pension mesatar. ’, thekson ajo.

/a.r

#Tabaku #në #Komisionin #Ekonomisë #Pensionet #në #nivelin #më #të #ulët #më #pak #rrogës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button