Shëndeti

Vdes në moshën 89-vjeçare aktori i njohur në filmat shqiptarë, arti në zi

Arti shqiptar në zi. Aktori i njohur Lutfi Hoxha ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 89-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga familjarë të tij. Homazhet në nder të tij do të zhvillohen ditën e nesërme në hollin e Teatrit “Aleksandër Mosiu”.

Hoxha numëron shumë role në filmat shqiptar si “Shoku ynë Tili”, “Dollia e dasmës sime”, “Tingujt e luftës”, etj.

Lutfi Hoxha lindi më 1 Qershor 1934) është një aktor shqiptar. Në janar 1953 ishte një nga themeluesit e teatrit “Aleksandër Moisiu”, në Durrës, ku ai luajti deri në fund të karrierës së tij artistike. Në vitin 1989 ka dalë në pension.

Filmat ku ka luajtur

  • Ne dhe Lenini (2009)
  • Një ditë e mrekullueshme (2003) TV
  • Vetmi (1990) – Leko
  • Pranvera s’erdhi vetëm (1988)
  • Nata e parë e lirisë (1984) – Hamalli
  • Shoku ynë Tili (1981) – Qemali
  • Në prag të lirisë (1981) – Veliu
  • Intendenti (1980) – File
  • Dollia e dasmës sime (1978) – Krushku
  • Një udhëtim i vështirë (1977)
  • Tingujt e luftës (1976)
  • Thirrja (1976) – Ndue
  • Pylli i lirisë (1976) – Nauni
  • Ilegalet (1976)
  • Rrugicat që kërkonin diell (1975) – Përgjegjës i bojaxhinjve – anëtar i njësitit
  • Detyre e posaçme (1963)

 

/a.d

#Vdes #në #moshën #89vjeçare #aktori #njohur #në #filmat #shqiptarë #arti #në

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button