Tech

Amerikani i bllokuar në një thellësi prej 1000 metrash në shpellën turke: Jam mirë por më duhet ndihmë për të dal nga këtu

Speleologu amerikan i bllokuar 1000 metra thellë në një shpellë në Turqinë jugore ka regjistruar një mesazh në të cilin thotë se është mirë, por ka nevojë urgjente për ndihmë për të dalë në sipërfaqe. 40-vjeçari Mark Dickie po eksploronte rrjetin e shpellave Morcha me një ekip ndërkombëtar kolegësh kur pësoi gjakderdhje të brendshme.

“Mirëmëngjes, unë jam Mark Dickie. Siç e shihni, unë jam në këmbë, jam vigjilent, po flas, por ende nuk jam shëruar dhe do të më duhet ndihmë serioze për të ikur nga këtu,” dëgjohet duke thënë speleologu.

Më shumë se 150 shpëtimtarë të trajnuar dhe rreth 20 ekipe nga Turqia dhe jashtë saj shkuan për të ndihmuar Dicky, sipas Federatës Turke të Speleologjisë.

 

/a.d

#Amerikani #bllokuar #në #një #thellësi #prej #metrash #në #shpellën #turke #Jam #mirë #por #më #duhet #ndihmë #për #të #dal #nga #këtu

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button