Aktualitet

Shisnin drogë në kryeqytet, arrestohen burrë e grua dhe 6 të tjerë te “Kodra e Diellit”

Tetë persona janë arrestuar gjatë një aksioni anti-drogë të Policisë së Tiranës në zonën e “Kodrës së Diellit”.

Të arrestuarit, pjesë e një grupi, shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe një çift bashkëshortësh. Raportohet se burri ishte drejtues i grupit. Gjatë periudhave të ndryshme kohore, policia ka sekuestruar lëndë narkotike që besohet se i përket këtij grupi.

Hetimet e Antidrogës së Tiranës kanë zgjatur për rreth 4 muaj. Gjatë finalizimit të aksionit, drejtuesit të grupit iu gjet në banesë 3 kg kanabis dhe doza kokaine.

Ky grup i shpërndarjes së lëndëve narkotike ka qenë prej kohësh shqetësim i banorëve të zonës së “Kodrës së Diellit”.

/a.r

#Shisnin #drogë #në #kryeqytet #arrestohen #burrë #grua #dhe #të #tjerë #Kodra #Diellit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button