Enigmat e bashkimit të dy grupimeve ‘armike’ në PD

Mbledhja e përbashkët e dy grupimeve armike në PD, e thirrur nga kreu i grupit më të madh parlamentar opozitar, Gazmend Bardhi, pavarësisht se u ‘shit’ nga pjesmarrësit si një arritje që mezi e priste elektorati opozitar, ka ende shumë mistere dhe të panjohura. Ndonëse ajo shërbeu për të nxjerrë në pah vlerën reale që ka Lulzim Basha dhe ndjekësit e tij në vathën opozitare, ndonëse ajo përforcoi edhe me tej pandehmat për sjelljen e tyre si vegla të pushtetit, ajo mbetet larg të qenit bindëse.
Dhe këtë nuk e zhbën as fillimi i nismave të përbashkëta të 43 deputetëve për të koordinuar punën në parlament apo për të punuar për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.
Ka disa dilema që ende qëndrojnë pezull…
A do e pranojë Berisha, Bardhin si numrin 2 të PD-?
Bashkimi do të jetë real dhe do të ketë kuptim, jo vetëm si bashkëpunim në grupin parlamentar, por nëse shtrihet në të gjithë riorganizimin e opozitës. Po a do ta pranojë Berisha Bardhin si figurën numur dy të bashkimit të ri? Logjike do të ishte që i gjithë grupi që u shkëput nga vula e mbajtur peng prej Edi Ramës, të jetë i përfaqësuar në hierarkinë e re të opozitës dhe i garantuar në karierën e së ardhmes.
Por kjo nuk mund të fillojë pa njohur Bardhin si shef të grupit të përbashkët parlamentar madje dhe me funksione në organigramën e re. Por ngërçi i kësaj është se Bardhi nuk e njeh “rithemelimin” si trashëgimtar të siglës dhe vulës së PD. Madje ai është i përfshirë në konfliket ligjore për të fituar kryesimin e grupimit tjetër, atij të Bashës, që ai e konsideron një kryetar ilegal. Në këtë kuptim, integrimi i dikujt në një strukturë të cilën ai nuk pranon ta njohë ngjan absurd. Pra në këtë pikë gjithçka rimbetet për tu shpikur.
Si do kapërcehet “non grata”?
Problemi më i madh që mbetet për tu tejkaluar është ai i zhbërjes së përjashtimit të Berishës. Bardhi dhe gati 20 deputetët që e mbështesin kanë ngritur dorën për ‘ngrirjen” e doktorit, për sa kohë ai të qe i shpallur non grata nga SHBA. Ata përsërisnin të njëjtat argumenta që vazhdon të thotë si papagall Basha edhe sot, pra ato që ruajtjes së partneritetit strategjik me Amerikën. Duke qenë se të 43 deputetët që u mblodhën të martën në hotel Tirana e quajnë veten trashigimtarë të PD-së të dalë nga zgjedhjet e prillit 2021, para tyre shtrohet dilema e rikthimit të Berishës në grup. Një mbështetëse nga të tijat, e zgjedhura e Korçës, Sorina Koti, nuk dihet nëse me kokën e saj apo se ia kishin kërkuar, ngriti një pyetje gjatë mbledhjes së përbashëkët. “Çfarë do ndodhe me deputetet e përjashtuar”?
Vetë Berisha i dha asaj një përgjigje qetësuese, sikur nuk kishte nxitim për këtë. Nga ana tjetër Bardhi i pyetur nga shtypi e anashkaloi temën duke thënë se “këtu ishim mledhur të gjithë” dhe se vijimi qe procedurë që do kryehej nga ekspertët. Në fakt, rintegrimi i Berishës dhe i atyre që u përjashtuan si mbështetës së tij, është kusht themelor për krijimin e një grupi të unifikuar. Në këmbim të kësaj rithemelimi, mund të pranojë të njoh Bardhin për shef të opozitës në parlament. Dhe nëse kjo nuk ndodh, të dyja palët mund të regjistrohen si grupe të veçanta në kuvend, gjë që ligjërisht mund të bëhet vetëm brenda muajit shtator.
Dilema afatgjatë, si do shkohet në zgjedhje?
Përpos këtij bashkimi, që ende është tejet i paqëndrueshëm, përpara katyre 43 deputetëve opozitarë ka edhe një enigmë afat gjatë. Si do përgatitet ky grupim për zgjedhje?
Nga njëra anë Berisha dhe të tijët janë të ngërthyer në një konfikt ligjor për vulën dhe siglën e PD-së. Nga ana tjetër edhe Bardhi ka hapur një të tillë, pasi nuk njeh rizgjedhjen në mënyrë uzurpuese të Bashës. Por, sado të drejtë të kenë në parim, një gjë është e qartë. Të dyja këto beteja ligjore janë të humbura. Edi Rama ka vendosur ta mbajë të përçarë opozitën dhe gjykatat nën thundrën e tij do të njohin si PD vetëm grupin e Bashës.
Atëherë pyetja lind: A mos duhet të mendojë opozita reale e vendit regjistrimin me një emër tjetër? A mund ti lejojë ajo vetes të hyjë ilegalisht në zgjedhje duke përdorur partinë e Ilir Metës dhe duke mos pranuar që pushteti ti caktojë edhe se kë do shkruaj si lider në fletën e votimit? Ndonëse 2025 duket ende larg opozita duhet të ndërgjegjësohet tani se sigla dhe flamuri i PD janë sekuestruar përfundimisht nga Edi Rama.
©
#Enigmat #bashkimit #të #grupimeve #armike #në
Lapsi