Sport

“Pogba, tani duhet të ulësh pagën”: Giuntoli e Pimenta diskutojnë kontratën e francezit

Pimenta

Dëmtimi i Paul Pogba nuk e shqetëson Juventus, kontrollet instrumentale përjashtuan dëmtimet e muskujve dhe shpresa e të gjithëve – duke filluar nga Allegri – është që të mund të llogarisin francezin pas kthimit nga pushimi. Pogba në idenë e bardhezinjve duhet të përfaqësonte blerjen luksoze të këtij sezoni. Vitin e kaluar mesfushori ka qendruar pothuajse tërësisht në infermieri e nëse lamtumira mes Turqisë dhe Arabisë tani është vetëm një hipotezë e largët, ideja e drejtorit Giuntoli është që të rregullojë pagesën e “Oktapodit”. Natyrisht me ulje. E për këtë po negociohet fort me menaxheren e tij Rafaela Pimenta.

Juventus e priti gjatë Paul Pogba, duke e përkëdhelur me deklarata – si ato të fundit nga Allegri –. Bardhezinjtë e bënë gjithashtu edhe me fakte. Por tani që merkato e transferimeve është mbyllur, për drejtorin sportiv Giuntoli, ka ardhur koha që edhe lojtarit t’i kërkohet një gjest dashurie. Në shtator, drejtuesit e Juventus do të kenë një takim me menaxheren e tij Rafaela Pimenta. E në qendër të diskutimit do të jetë kontrata e Pogba që skadon në vitin 2026.

Lexo më tej: Makthi nuk ka fund, Pogba dëmtohet përsëri por nuk dorëzohet: “Deri në fund”


Mesfushori francez fiton 8 milionë euro neto plus bonuse, shumë duke marrë parasysh edhe mungesën e lojtarit në fushë. E për këtë arsye Giuntoli pret të gjejë një marrëveshje me menaxheren Pimenta, për të kufizuar pagën. Idea është të punohet për pjesën fikse, apo rimodulimin e bonuseve. Një çështje që është gjithmonë e mprehtë, por që sugjeron se te Juventus ende besojnë te Pogba, pavarësisht nga më shumë se 1000 ditë kalvar, mes një dëmtimi dhe një tjetri, në vitet e fundit.

#Pogba #tani #duhet #të #ulësh #pagën #Giuntoli #Pimenta #diskutojnë #kontratën #francezit

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button