Aktualitet

Us Open: tifozi i këndoi Hitlerit, tenisti gjerman Zverev e nxjerr jashtë stadiumit

Zverev

Gjatë ndeshjes së fazës së 1/8 të US Open kundër Jannik Sinner, Alexander Zverev u konfrontua me një tifoz në stadiumin Arthur Ashe. Ai filloi të këndonte “Deutschland über alles”, një himn që u bë propagandë në vitet e nazizmit. “Ai njeri sapo bërtiti frazën më të famshme të Hitlerit në botë. Është e papranueshme”, shihet (dhe dëgjohet) të thotë Zverev teksa flet me arbitrin e linjës. Episodi ndodhi gjatë game-it të pestë të setit të katërt, me gjermanin në avantazh 2-1. Pas disa momenteve të tensionuara, efektivët e sigurisë së stadiumit kanë ndërhyrë dhe kanë shoqëruar tifozin jashtë stadiumit. Ai nuk ka bërë rezistencë, ndërsa është fishkëllyer nga të gjithë.

Pas fitores, gjatë konferencës për shtyp, Zverev shpjegoi se personi i përzënë nga stadiumi po këndonte fjalët hyrëse të ‘Deutschland Uber Alles’. “Ai filloi të këndojë himnin e asaj epoke, mendova se ishte e tepërt për të duruar – tha Zverev -. Me shumë mundësi ai ka qenë i përfshirë emocionalisht në një ndeshje shumë të gjatë. Por nuk më intereson. I adhuroj tifozët, zhurmën, emocionet dhe brohoritjet, por mendoj – si qytetar gjerman dhe jo tamam krenar për atë periudhë historike – ideja e tij nuk ishte brilante”.

Lexo më tej: Triumfi i 10 në Melbourne: Djokovic dominon Australian Open dhe kthehet numri 1 i tenisit në planet


Më pas tenisti shtoi: “Plus, ai ishte ulur në një nga rreshtat e parë. Kështu që mendoj se shumë njerëz mund ta dëgjonin. Nëse nuk do të kisha reaguar do të kishte qenë një njollë për mua”.

#Open #tifozi #këndoi #Hitlerit #tenisti #gjerman #Zverev #nxjerr #jashtë #stadiumit

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button