Aktualitet

“Basha qesharak”, Bardhi: Mos u çudisni se do të vetëshpallet mbret i Anglisë shumë shpejt

Pas seancës së parë parlamentare të këtij sesioni të ri, Gazment Bardhi foli për gazetarët duke theksuar se Basha u vetëshpall kryetar i PD-së dhe i grupit parlamentar dhe këtë ai e quajti qesharake. Bardhi tha se ai nuk mund të zgjidhet nga kryetarja e Kuvendit.

“Qesharak bashkëveprimi midis kryetares së kuvendit dhe dikujt që pasi u vetëshpall kryetar partie, u vetshpall kryetar grupi. Mos u çudisni se do të vetëshpallet mbret i Anglisë shumë shpejt. Kryetarin e grupit më të madh të opozitës e zgjedhin, do ta zgjedhin, deputetët e kuvendit, nuk mund ta zgjedhë as Edi Rama , as nga kryetarja e kuvendit, as deputetët e PS-së.

Deri ditën që do të kem besimin e shumicës së deputetëve, unë do të jem kryetar i grupit parlamentar të PD-së. Unë e kam marrë këtë si përgjegjësi në një moment të vështirë”, tha Bardhi./f.s

#Basha #qesharak #Bardhi #Mos #çudisni #të #vetëshpallet #mbret #Anglisë #shumë #shpejt

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button