Aktualitet
Bardhi: Mos u çudisni kur Basha të vetëshpallet mbret i Anglisë

Pasi përfundoi Kuvendi, Gazment Bardhi ka komentuar me ironi vendimin e Kuvendit Kombëtar për të vendosur Lulzim Bashën kreun e grupit.
Bardhi tha “mos u çudisni kur të dalë e të shpallet mbret i Anglisë”.
“Kreu i grupi zgjidhet nga deputetët. Deri ditën që do kem shumicën do jem kreu i grupit, e kam marrë si përgjegjësi në një moment të vështirë. Ripërsëris apelin, që nëse Basha ka ambicie për tu bërë kryetar i grupit, në këtë moment i duhet të sigurojë vetëm 18 vota, vota e 19 do jetë e Gazment Bardhit. Po e deklaroj publikisht. Kaq borxh ja kam për hir të bashkëpunimit”, tha Bardhi.
#Bardhi #Mos #çudisni #kur #Basha #të #vetëshpallet #mbret #Anglisë
Lapsi