Kuvendi kthehet në mbledhje për hallet e PD! Berisha flet i pari. Bardhi bashkohet me Rithemelimin kundër Bashës

Pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka bërë bilancin e sesionit të kaluar, i pari që ka kërkuar fjalën jashtë rendit të ditës ka qenë Sali Berisha. Ky i fundit hodhi akuza për inkriminim të qeverisë dhe trafik droge, fjalim ky që u injorua nga mazhoranca e cila nuk replikoi.
Më pas, Nikolla njoftoi se Partia Demokratike ka dorëzuar shkresën ku Lulzim Basha është zgjedhur një ditë më parë kryetar i Grupit Parlamentar.
Ka qenë i pari Gazment Bardhi ai që ka kundërshtuar njoftimin duke u shprehur se kreun e grupit të PD nuk mund ta zgjedhin socialistët.
Në të njëjtin mendim me Bardhin kanë qenë edhe deputetët Ferdinand Xhaferraj dhe Edi Paloka.
Seanca e parë e këtij sesioni është mbyllur me këto debate ndërsa akuzat mes demokratëve kanë vijuar edhe jashtë sallës.
/javanews/a.r
#Kuvendi #kthehet #në #mbledhje #për #hallet #Berisha #flet #pari #Bardhi #bashkohet #Rithemelimin #kundër #Bashës