Emrat/ Familjarët e raportuan si vdekje natyrale, tentuan të fshihnin vrasjen e 37-vjeçares nga e motra! Policia: U zbuluan plagë thike…!

Një krim i rëndë ka ndodhur dje në kryeqytet, ku një 37-vjeçare, Amanda Pushani është vrarë me thikë nga motra e saj, Marsela Pushani, teksa fillimisht vdekja është raportuar si natyrale.
Pas hetimeve policia ka zbuluar plagë me thikë në trupin e viktimës dhe ka arrestuar motrën e saj.
Njoftimi i policisë:
Ditën e djeshme, rreth orës 11:40, është marrë njoftim se në rrugën “Hajdar Hidri”, shtetasja A. P., 37 vjeçe, kishte ndërruar jetë dyshohet për shkaqe natyre.
Pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe pas konstatimit të trupit të pajetë të shtetases A. P., 37 vjeçe, e cila fillimisht është raportuar si vdekje natyrale nga familjarët, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara në lidhje me rastin, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se shtetasja A. P., 37 vjeçe, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës.
Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasen Marsela Pushani, 40 vjeç, (motrën e saj), banuese në Tiranë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës shtetasen Armanda Pushani, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet, teksa ka arrestuar dhe autoren e dyshuar. Policia ka shoqëruar të afërm të viktimës për t’u marrë në pyetje. Paraprakisht dyshohet se krimi ka ndodhur pas një sherri mes tyre./m.j
#Emrat #Familjarët #raportuan #vdekje #natyrale #tentuan #të #fshihnin #vrasjen #37vjeçares #nga #motra #Policia #zbuluan #plagë #thike..