Kongresistja amerikane Tenney i drejton letër Albin Kurtit: “Jam tejet e shqetësuar”

“Unë shkruaj me shqetësim të madh për përshkallëzimin e tensioneve në Veri të Kosovës dhe mungesën e progresit në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013. Jam e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të serbëve të Kosovës që vazhdon të destabilizojë sigurinë në rajon”, thuhet në letrën e Tenney-t.
Kongresmenja amerikane i ka thënë Kurtit se e inkurajonë shumë atë dhe kabinetin e tij “që të mbani zgjedhje të reja për postet e kryetarëve në komunitetet me shumicë serbe, të tërhiqni plotësisht forcat speciale në komunat me shumicë serbe dhe në fund të krijoni Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, siç kërkohet me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013”.
#Kongresistja #amerikane #Tenney #drejton #letër #Albin #Kurtit #Jam #tejet #shqetësuar