Aktualitet
Dinamo e pafat/ Mjafton një autogol dhe Skënderbeu merr kreun e kampionatit

Skënderbeu ka arritur të marrë tre pikët falë një autogoli ditën e sotme përballë Dinamo City.
Ndeshja ka qenë interesante me shumë raste, por goli vështirë të hynte në portë. Në minutën e 49’ të pjesës së dytë, një aksion i bukur i krijuar nga Rashica në krahun e djathtë, bëri të dërgonte topin brenda zonës, por për fatin e keq të Dinamos, Behiratche dërgon topin në portën e tij duke i dhënë kështu avantazhin vendasve.
Deri në fërshëllimën e fundit pati raste të tjera nga të dyja skuadrat, por në përfundim rezultati mbeti i njëjtë.
/a.r
#Dinamo #pafat #Mjafton #një #autogol #dhe #Skënderbeu #merr #kreun #kampionatit