Aktualitet

Gjyqi ndaj Trump do të transmetohet LIVE, mbështetësi i tij dënohet me 17 vite burg për Kapitolin

Një lider i grupimit të së djathtës ekstreme “Proud Boys” është dënuar me 17 vite burg, masa më e lartë e caktuar lidhur me trazirat në Kongresin Amerikan.

Veterani Joe Biggs, mbështetës i ish-presidentit Donald Trump, u shpall fajtor për akuzën e nxitjes së dhunës në Capitol Hill, më 6 janar të vitit 2021. Në gjykatë, Biggs u lut për butësi dhe shprehu pendim për veprimet e tij.

Një tjetër anëtar i Proud Boys, u dënua të enjten me 15 vjet burg, gjithashtu me akuzën e komplotit dhe konspiracionit. Ndërkohë, procesi gjyqësor në Xhorxhia ndaj Donald Trump do të transmetohet drejtpërdrejtë në media, përfshirë edhe në platformën YouTube.

Ish-presidenti amerikan është në mesin e 19 personave të akuzuar për mashtrim zgjedhor dhe tentativë për të përmbysur rezultatin për zgjedhjet presidenciale në mënyrë të paligjshme.

Megjithatë, Trump është deklaruar i pafajshëm për pretendimet ndaj tij.

/a.r

#Gjyqi #ndaj #Trump #të #transmetohet #LIVE #mbështetësi #tij #dënohet #vite #burg #për #Kapitolin

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button