Shëndeti
Shpërthen bombola e gazit, vdes 50-vjeçari në Selenicë

Një 50-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të Premteje si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në banesën e tij.
Ka qenë komshiu i tij i cili ka njoftuar policinë për rastin.
“Selenicë,Vlorë/Informacion paraprak. Salla Operative e DVP Vlorë ka marrë një telefonatë nga një shtetas, se në banesën e shtetasit D.G (komshiu), dyshohet se aksidentalisht ka plasur një bombul gazi dhe është dëmtuar i zoti i banesës shtetasi D. G, rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. Në vendngjarje po shkojnë grupi hetimor dhe shërbimet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim do ketë një informacion të plotë për rastin”, bën me dije policia.
/a.r
#Shpërthen #bombola #gazit #vdes #50vjeçari #në #Selenicë