Aktualitet
Dyshohet se ngacmoi 21-vjeçaren, e reja goditi me thikë 68-vjeçarin/ Detaje nga plagosja në Vaun e Dejës

Të tjera detaje zbardhen nga ngjarja në Vaun e Dejës mbrëmjen e djeshme, ku një 68-vjeçar mbeti i plagosur me thikë.
Burime nga grupi hetimor i Shkodrës bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive banale.
Dyshohet se 68-vjeçari ka ngacmuar 21-vjeçaren, ndërsa kjo e fundit e ka goditur me thikë.
E reja është shoqëruar në komisariat dhe po pyetet në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Ndërsa 68-vjeçari ndodhet në spital ku po merr mjekim.
/a.r
#Dyshohet #ngacmoi #21vjeçaren #reja #goditi #thikë #68vjeçarin #Detaje #nga #plagosja #në #Vaun #Dejës