Tech

Masa shtesë për sigurinë/ Dumani: S’kam pasur asnjë problem, mbrojtja procedurë standarde e Gardës

Prokuroria e Posaçme ka mohuar lajmin se për drejtuesin e SPAK, Altin Dumani janë marrë masa shtesë për të ruajtur sigurinë e tij.

Në një njoftim zyrtar për mediat, SPAK thotë se nuk ka asnjë masë shtesë për të garantuar sigurinë e drejtuesit të SPAK, por mbrojtja e tij vijon të kryhet konform procedurave dhe standardeve të miratuar nga Garda e Republikës në bashkëpunim me policinë e Shtetit.

‘Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policinë e Shtetit. Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarde të miratuara.’- thekson Garda.

Për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi, vetë kreu i SPAK, Altin Dumani tha se s’ka pasur asnjë situatë apo problem që ndaj tij të merren masa të shtuara.

‘S’kam asnjë problem apo situatë! Mbrojtja ime është sipas procedurave standarde.’- tha Dumani.

/f.stafa

#Masa #shtesë #për #sigurinë #Dumani #Skam #pasur #asnjë #problem #mbrojtja #procedurë #standarde #Gardës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button