Aktualitet

Makina përplaset me bordurën në Thumanë, lëndohen dy turiste

francez, Elbasan

Dy shtetase të huaja kanë pësuar një aksident orët e para të ditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit në Thumanë. Teksa dy turistet po udhëtonin drejt Tiranës, kanë humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën anësore dhe më pas kanë përfunduar jashtë rrugës.

Patrulla e policisë ka njoftuar autoambulancën dhe më pas dy turistet janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Mësohet se ata janë dëmtuar lehtë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë dhe mungesa e ndriçimit.


#Makina #përplaset #bordurën #në #Thumanë #lëndohen #turiste

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button