Kryepeshkopi Anastas Janullatos vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, mediat greke japin detajet

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos ndodhet në spital në gjendje të rëndë por të qëndrueshme.
Burime për gazetën greke Protothema, nga spitali Evangelismos, kryepeshkopi 95-vjeçar mbetet i intubuar, por hemodinamikisht i qëndrueshëm në ICU, ku u shtrua të premten e kaluar pas operacionit njëorësh që iu nënshtrua për të trajtuar hemorragjinë gastrike.
Siç është bërë e ditur, Kryepeshkopi ka pasur hemorragji gastrike, të cilën mjekët që në momentin e parë që u njoh me të, u përpoqën ta trajtonin.
Kujtojmë se Fortlumturia e Tij z. Anastas është shtruar në spitalin Evangelismos që nga e premtja (3 janar), kur u transferua në Athinë nga Tirana me avionë të Forcave Ajrore.
Prej datës 30 dhjetor ai ishte i shtruar në një klinikë në Tiranë. Diagnoza fillestare ishte një virus sezonal.
#Kryepeshkopi #Anastas #Janullatos #vijon #të #jetë #në #gjendje #të #rëndë #shëndetësore #mediat #greke #japin #detajet
Java News