Aktualitet

Rama publikon profilet: 816 infermierë dhe profesionistë të Mjekësisë janë punësuar gjatë 2023-it

816 infermierë dhe profesionistë të  Shkencave Mjekësore Teknike janë punësuar gjatë këtij viti në qendra shëndetësore dhe spitale.

Lajmin e bën të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar mëngjesin e kësaj të Martë disa foto të tyre.

Mirëmëngjes! Me lajmin e mirë se 816 infermierë dhe profesionistë të Shkencave Mjekësore Teknike janë punësuar me meritë vetëm gjatë këtij viti, në qendra shëndetësore dhe spitale, nga veriu në jug, për të shërbyer sa më pranë komunitetit, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan Rama.

Më herët, Rama ka deklaruar se në vitin 2024 bluzat e bardha do kenë një pagë shumë më dinjitoze dhe se ashtu si për mjekët specialistë, edhe për infermierët qeveria ka në plan një rritje proporcionale të pagës.

/a.r


#Rama #publikon #profilet #infermierë #dhe #profesionistë #të #Mjekësisë #janë #punësuar #gjatë #2023it

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button