Aktualitet

Mbyten pesë emigrantë në ujërat greke / Athina fajëson autoritetet turke: Nuk i shpëtuan!

Pesë emigrantë kanë humbur jetën në ujërat grekë, duke regjistruar një tjetër tragjedi. Mediat helenase raportojnë se dy anije janë mbytur në Lesvos dhe Samos të hënën në mëngjes.

Rojet bregdetare kanë mundur të shpëtojnë 22 persona, të cilët janë transferuar për të marrë ndihmë mjekësore.

Mediat greke shkruajnë se anija me emigrantë në Lesvos ndodhej 3 milje detare brenda ujërave territoriale turke.

” Autoritetet turke u thirrën për shpëtim, por nuk u përgjigjën”, shkruan Protothema.

Më herët, autoritetet greke janë ‘kryqëzuar’ për indiferencën e treguar ndaj emigrantëve në ujërat e tyre, duke mos evituar tragjedinë e qindra personave.

Në qershor, qindra njerëz u mbytën në ujërat ndërkombëtare në Greqi, pasi barka e peshkimit, me të cilën po udhëtonin, u përmbys rrugës për në Itali nga Libia.

/a.r

#Mbyten #pesë #emigrantë #në #ujërat #greke #Athina #fajëson #autoritetet #turke #Nuk #shpëtuan

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button