Aktualitet

Bashkia Tiranë vijon me ndërhyrjet në infrastrukturë, transformohet sheshi i pallateve “Liseci”

Bashkia e Tiranës po vijon me ndërhyrjet kapilare në çdo zonë të kryeqytetit.

Sëfundmi, është ndërhyrë për rehabilitimin e plotë të sheshit të pallateve “Liseci”, ku tashmë ka përfunduar puna për sistemimin dhe rregullimin e tij në njësinë administrative Nr.4.

Pluhuri në verë dhe balta në dimër, tashmë i kanë lënë vend asfaltit të plotë brenda pallateve, ndërkohë që banorët e ardhur kryesisht pas viteve ’90, tashmë mund të lëvizin lirisht.

Krahas asfaltimit të plotë të sheshit, Bashkia po vijon dhe për gjelbërimin dhe krijimin e lehtësirave për banorët e këtij blloku për të kaluar kohën e lirë.

/a.r

#Bashkia #Tiranë #vijon #ndërhyrjet #në #infrastrukturë #transformohet #sheshi #pallateve #Liseci

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button