Aktualitet

Asnjë zjarr aktiv në vend / Peleshi: U shua edhe vatra në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan

Të shtata vatrat e zjarrit që ditën e djeshme përfshinë zona të ndryshme të vendit janë shuar, ben te ditur Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Permes nje postimi ne facebook, ai shton se aktualisht nuk ka asnjë vatër aktive në vend.

Në fshatin Krastë, në bashkinë e Krujës, të gjitha vatrat që ishin aktive janë shuar.Puna intensive dhe angazhimi maksimal bëri të mundur shuarjen përfundimtare të flakëve edhe në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në Elbasan. Situata po monitorohet nga forcat e zjarrfikëses së bashkisë së këtij qyteti.Të gjithë strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor dhe qendror mbeten në gatishmëri të plotë,  shkruan Ministri.

/a.r

#Asnjë #zjarr #aktiv #në #vend #Peleshi #shua #edhe #vatra #në #vendgrumbullimin #mbetjeve #në #Elbasan

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button