Dalton Gomez shfaqet në publik pas ndarjes nga Ariana Grande

Bashkëshorti i Ariana Grande, Dalton Gomez, nuk dukej se ishte në humor të mirë gjatë natës së tij me miqtë.
Në foton e marrë nga TMZ, ndërmjetësi i pasurive të paluajtshme u pa teksa luante një lojë në Barney’s Beanery në West Hollywood, Kaliforni, të premten mbrëma. Sipas gazetës, ai dukej “tepër i trishtuar” gjatë gjithë kohës në lokal dhe kryesisht qëndronte i veçuar nga të tjerët. Kjo është hera e parë që agjenti i pasurive të paluajtshme është parë në publik që kur u publikua lajmi muajin e kaluar se ai dhe Ariana Grande po ndaheshin.
“Ajo ishte e lumtur në Los Angeles për disa vjet. Ajo donte të bënte një jetë atje me Dalton,” u shpreh një burim. “Ai është super i fokusuar në karrierën e tij dhe ka nevojë të jetojë në Los Anxhelos. Është padyshim një problem për ta. Karriera e Dalton është kërkuese dhe ai nuk mund të largohet shpesh nga Los Angeles. Kështu që kur [Grande] filloi xhirimet e Wicked në Angli, ata ishin në një martesë në distancë.” Megjithëse lidhja përfundimisht “nuk funksionoi”, burimi i brendshëm tha “Ari nuk ka asgjë tjetër veç fjalëve të mira për të thënë për Dalton. Gjatë martesës së tyre, ai ishte fansi i saj nr. 1”./
#Dalton #Gomez #shfaqet #në #publik #pas #ndarjes #nga #Ariana #Grande
Lapsi