Tech

Zgjedhjet në Kukës/ Berisha i mbyll Bashës derën e bashkëpunimit: Ka afera të njëjta si Balla

Sali Berisha i ka mbyllur çdo derë Lulzim Bashës për një bashkëpunim për zgjedhjet vendore, në Bashkinë e Kukësit.

Pyetur nga gazetari i A2 CNN, Anesti Bajramemaj, Berisha ka deklaruar se opozita e tij do të dalë me një kandidat që do të vijë si rezultat i primareve, por kurrsesi nuk do të bashkëpunojë me Lulzim Bashën që të dalin me një emër të përbashkët.

Për Berishën, të bashkëpunosh me Lulzim Bashës, ose “LulBravën” siç e quan ai, është njësoj si të bashkëpunosh me Taulant Ballën. Madje, zgjodhi që të hidhte edhe akuza, duke thënë se ajo që i bën bashkë Ballën dhe Bashën janë aferat korruptive të përbashkëta.

“Të bëjmë bashkëpunim me LulBravën, është njësoj si të bashkëpunosh me Taulant Ballën, meqë kanë edhe aferat e përbashkëta”, tha Berisha.

Nga ana tjetër, ai konfirmoi se në shtator do të ketë grupin e tij parlamentar, por nuk dha detaje se sa deputetë ka pas vetes apo kush do të jetë kryetari i saj.

Zgjedhjet në Kukës zhvillohen në 24 shtator, për shkak të largimit të Safet Gjicit pas video skandalit në zyrën e tij.

/f.stafa

#Zgjedhjet #në #Kukës #Berisha #mbyll #Bashës #derën #bashkëpunimit #afera #të #njëjta #Balla

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button