Tech

Aksidenti te Liqeni/ Eldi Allushi: Emiljano Nina pas përplasjes fjeti gjumë! Nuk doja t’i bëja keq

Zbardhet dosja e aksidentit tek diga e Liqenit Artificial! Shoferi i arrestuar, Eldi Allushi s’ka qenë fare në makinë. Ajo drejtohej nga Emiliano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt dhe pasagjer ishte Jurgen Allushi, kushëriri i Eldi Allushit.

‘Si tregova policisë se s’doja ti bëja keq Emilianos. Ai ma kërkoi makinën dy herë për të marre një shoqe dhe unë ja dhashë.Emiliano pasi erdhi nga aksidenti fjeti gjumë, mua s’më tregoi. Më mori në telefon një oficer policie dhe i thashë qe do paraqitem vetë në polici. Për 5 ore nuk u paraqita në polici pasi kisha frikë. Automjetin ma bëri dhuratë xhaxhai im disa kohë më parë.’- ka deklaruar Eldi Allushi.

Jurgen Allushi: Unë kisha pire një bidon ujë dhe Emiljano 3 birra kur ndodhi aksidenti.

Hetuesve në telefon Eldi Allushi u ka thënë se s’ka konsumuar alkool por një cigare hashash pasi ishte në shoqërinë e një femre. Ky deklarim ka rezultuar alibi per te fshehur te vërtetën e aksidentit. Masa nesër ne gjykate ku prokuroria ka kërkuar arrest me burg për kryerje te veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

/f.stafa

#Aksidenti #Liqeni #Eldi #Allushi #Emiljano #Nina #pas #përplasjes #fjeti #gjumë #Nuk #doja #bëja #keq

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button