Aktualitet

Conference League/ Një hap larg historisë, sot Partizani përballë Astana në Kazakistan

Një hap larg historisë. Partizani luan sot përballe Astanës në ndeshjen e parë të play-off në Conference League. Edhe këtë sfidë demat vijnë me disa mungesa.

Mbrojtësi i majtë David Atanstofski ka plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do të jetë në shërbim të skuadrës ndërsa Kristjan Mba është i dëmtuar. Ndërkaq situata mbetet e njëjtë me Viktor Da Silva që edhe këtë herë trajneri Zoran Zekic ka preferuar ta lerw jashtë skuadrës.

Në konferencën për shtyp, në prag të sfidës, ai u shpreh se djemtë janë të motivuar maksimalisht për të bërë një paraqitje dinjitoze.

“Udhëtimi ishte i gjatë dhe i lodhshëm. Por ky nuk është justifikim.  Ne duhet të luajmë me përqendrim dhe qetësi. Astana ka eksperiencë të gjerë në Europë. Më duhet edhe të përmend tapetin e veçantë që ka në stadiumin e Astanës, nuk jemi mësuar të luajmë aty. Ne nuk kemi shumë eksperiencë në kompeticionet europiane, por ka me të vërtetë shumë motivim. Jemi  përgatitur shumë dhe unë shpresoj që skuadra të bëjë mire”, tha Zekiç.

Sipas kroatit, Astana është favorite mirëpo Partizani do të japi gjithçka për një rezultat pozitiv

“Ne kishim të njëjtën situatë para ndeshjeve me klubin nga Andorra. Por futbolli është futboll. Po, Astana është favorite, por unë uroj vetëm që skuadra jonë të bëj një paraqitje të mirë. Jemi gjendur dhe një herë tjetër në këtë situate , në  ndeshjet tona të fundit me Valmieran, edhe ato nuk ishin të lehta gjithashtu, por do të japim gjithçka”, shtoi trajneri.

Astana -Partizani do të luhet sot në orën 16:00 në stadiumin Astana Arena në Kazakistan.

/f.stafa

#Conference #League #Një #hap #larg #historisë #sot #Partizani #përballë #Astana #në #Kazakistan

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button