Shëndeti

Zjarri në fshatin Jarua të Fierit, arrestohet 42-vjeçari. Dogji barishtet, por flakët “pushtuan” gjithë kodrën

Policia ka arrestuar një 42-vjeçar për zjarrin në fshatin Jarua të Fierit. Në pranga ra banuesi i këtij fshati, F.Rr. 42 vjeç. Ky i fundit po digjte barishtet në tokën e tij, por për shkak të erës flakët u përhapën me shpejtësi duke djegur 20 hektarë me bimësi, 2 hektarë vreshta dhe 400 rrënjë ullinj.

42-vjeçari u arrestua pak orë pas përhapjes së flakëve pas indentifikimit nga policia.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

/a.r

#Zjarri #në #fshatin #Jarua #të #Fierit #arrestohet #42vjeçari #Dogji #barishtet #por #flakët #pushtuan #gjithë #kodrën

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button