Aktualitet
Makina përplaset me motoçikletën në aksin Sarandë-Ksamil, νdesin dy turistët italianë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para pas mesnatës në aksin Sarandë-Ksamil, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet.
Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur dy turistë italianë që udhëtonin me motoçikletë, ndërsa në spital kanë mbërritur edhe dy persona të lënduar. Raportohet se të plagosurit janë të dy banues në Sarandë, 16-vjeçari M. R. dhe 17-vjeçari E. Rr.
Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca për të dhënë ndihmën e parë dhe për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
#Makina #përplaset #motoçikletën #në #aksin #SarandëKsamil #νdesin #turistët #italianë
Lapsi