Aktualitet

Harruan 1-vjeçaren brenda mikrobusit të çerdhes. Ndërron jetë vogëlushja, arrestohet shoferi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një fëmijë 1 vjeç ka ndërruar jetë.

Ngjarja ndodhi në Omaha, Nebraska, ku e mitura vdiq pasi u la brenda furgonin të çerdhes për disa orë. E mitura ishte hipur në furgon nga prindërit, por sipas policisë, shoferi e ka harruar atë brenda, dhe nxehtësia i ka marrë jetën.

Autoritetet morën një telefonatë për një fëmijë që nuk reagonte rreth orës 15:06 dhe mbërritën në çerdhen “Kidz of Future Child Development Center”, për të zbuluar se Ra’Miyah Worthington kishte humbur jetën.

Omaha është aktualisht nën një paralajmërim të të nxehtësit të lartë dhe temperaturat u rritën deri në 37 gradë, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit. Temperaturat brenda një makine zakonisht mund të rriten 20 gradë në 10 minuta dhe mund të jenë shumë më të larta se jashtë në më pak se një orë.

Policia arrestoi shoferin e furgonit, 62-vjeçarin Ryan Williams, për abuzim të fëmijëve nga neglizhenca që rezultoi në vdekje.

/a.r

#Harruan #1vjeçaren #brenda #mikrobusit #të #çerdhes #Ndërron #jetë #vogëlushja #arrestohet #shoferi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button