Aktualitet
Shqipëria i vjen në ndihmë Greqisë, dërgon 2 mjete dhe 9 efektivë të zjarrfikëses

Forcat zjarrëfikëse shqiptare janë nisur drejt Greqisë për të ndihmuar në fikjen e zjarreve që deri më tani u kanë marrë jetën 18 personave. Bëhet fjalë për 2 mjete dhe 9 punojës të shërbimit zjarrfikës nga Maliqi dhe Korça.
Punonjësit e shërbimit zjarrfikës do të jenë pjesë e emergjencave civile në zonën e Alexandropulis ku do të marrin pjesë në shuarjen e zjarreve që kanë përfshire këtë zonë ditët e fundit.
Në varësi të situatës nuk përjashtohet mundësia që nga ana e shërbimit zjarrfikës të prefekturës së Korçës të dërgohen dhe mjete të tjera si dhe punojës të këtij shërbimi.
#Shqipëria #vjen #në #ndihmë #Greqisë #dërgon #mjete #dhe #efektivë #të #zjarrfikëses
Lapsi