Tech

Ministri i Mbrojtjes i Vuçiç kërcënon rajonin duke marrë shembull Ukrainën, reagon Presidenti i Malit të Zi: E papranueshme

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, tha se është e papranueshme çdo përpjekje për të ndërhyrë drejtpërdrejt ose indirekt me aktorët e huaj (nga rajoni apo pjesa tjetër e botës) në krijimin e Qeverisë në Mal të Zi.

Në rrjetin social X, ish-Twitter, Milatoviç theksoi se mbledhja e 28-të e Kuvendit është pasqyrë e vullnetit të qytetarëve të Malit të Zi, të cilët sipas Kushtetutës janë bartës të sovranitetit.

“Pres që formimi i Qeverisë së 44-të të bazohet në vullnetin e shprehur lirshëm të qytetarëve në zgjedhjet e kaluara parlamentare, si dhe në prioritetet programore që do të mundësojnë anëtarësimin e përshpejtuar të Malit të Zi në BE, rritjen e standardit jetësor dhe ndërtimi i shtetit të së drejtës”, shkroi Milatoviç.

Ky reagim vjen pas deklaratës më të fundit të Ministrit të Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç, i cili në një media serbe ka thënë: “Ato (Mali i Zi e Maqedonia e Veriut) mendojnë se janë në paktin e NATO-së dhe se me këtë i kanë zgjidhur problemet e tyre dhe se asgjë më nuk mund të ju ndodhë”.

Sipas ministrit serb, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë ndërhyrë në çështjet e brendshme të politikës serbe kur njohën shtetin e Kosovën, sa ky veprim ka për t’i goditur në kokë sikur që po goditet Ukraina.

“Ato kanë bërë një gabim që do t’i përndjek përsëri, ashtu siç po i ndjek të gjithë në rastin e Ukrainës, që e promovuan Kosovën si shtet të pavarur. Ato kanë hapur kutinë e Pandorës”, tha Vuçeviç.

#Ministri #Mbrojtjes #Vuçiç #kërcënon #rajonin #duke #marrë #shembull #Ukrainën #reagon #Presidenti #Malit #të #papranueshme

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button