Darka në Athinë/ Albin Kurti dhe Ursula von der Leyen takim në Pallatin Maximos
Darka informale që ka organizuar kryeministri i Greqisë, Kirjakos Micotakis është shfrytëzuar nga pjesëmarrësit për të zhvilluar takime dypalëshe në lidhje me të ardhmen e vendeve të tyre në perspektivën e integrimit. I tillë ka qenë edhe takimi Kurti-Von der Leyen, që është përcjellë nga presidentja e KE-së me këto fjalë.
“Kam diskutuar me kryeministrin @albinkurti nevoja për të de-përshkallëzuar tensionet në veri të Kosovës, për t’u riangazhuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe për të zbatuar marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Është jetike të rrëzohen barrierat në rajon dhe Ballkani Perëndimor më afër BE-së” shkruan Vond der Leyen.
Kosova pret liberalizimin e vizave në 1 Janar të vitit 2024, ndërkohë që ditët e fundit, qeveria Kurti ka shprehur pakënaqësi për mosheqjen e masave që u morën gjatë acarimit të situatës në veri.
I discussed with PM @albinkurti the need to de-escalate tensions in the North of Kosovo, re-engage in the EU-facilitated dialogue & implement agreements on the normalisation of relations between Kosovo & Serbia.
It‘s vital to bring down barriers in the region & the western… pic.twitter.com/BM0Z7fjpT3
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) August 21, 2023
Tensionet me Athinën / Provokon Mitsotakis, Tirana jashtë tryezës ballkanike
#Darka #në #Athinë #Albin #Kurti #dhe #Ursula #von #der #Leyen #takim #në #Pallatin #Maximos
Lapsi