Shëndeti

I dehuri në avion sherr me pasagjerët, arrestohet sapo zbret në aeroportin e Rinasit

Një pasagjer në një linjë fluturimi drejt Shqipërisë është arrestuar nga policia sapo aeroplani është ulur në aeroportin “Nënë Tereza” pasi ishte në gjendje të dehur.

Policia u njoftua nga stafi i linjës së fluturimit se i riu me iniciale E.N. 23 vjeç po konfliktohej me pasagjerët në avion për shkak se ishte i dehur. Sapo avioni u ul në pistë, 23-vjeçari u vu në pranga.

Ndërkohë, një tjetër udhëtar u procedua në gjendje të lirë, pasi tentoi të korruptonte punonjësit e policisë në aeroportin e Rinasit. 49-vjeçari me iniciale S.P. kërkonte të udhëtonte drejt Italisë, por nuk i lejohet të dali jashtë Shqipërisë drejt vendeve të BE-së pasi në vitin 2021 ishte kthyer deportiv nga Greqia. Ai i ofroi 50 Euro policit kufitar që ta lejonte të udhëtonte, por ndaj tij nisën hetimet në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

#dehuri #në #avion #sherr #pasagjerët #arrestohet #sapo #zbret #në #aeroportin #Rinasit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button