Aktualitet

Njerëzit mendonin se ishte shtatzënë, 26-vjeçarja heq kistin 16-kilogramësh në barkun e saj

Një grua që jetonte me një kist 40 cm në barkun e saj, shprehet se njerëzit mendonin se ishte shtatzënë.

Siobhan Foster, 26 vjeç filloi të përjetonte dhimbje therëse në stomak derisa analizat zbuluan se kishte një kist. Tani që masa është hequr, ajo thotë se ndihet “për mrekulli”.

“Ishte therëse. Isha fryrë shumë dhe kisha vështirësi në frymëmarrje”. Skaneri, analizat dhe rezonancat treguan se fatmirësisht kisti nuk ishte kancerogjen.

Siobhan priti 11 muaj për kryerjen e operacionit dhe gjatë kësaj kohe, kisti, i cili ndodhej në ligamentin e mitrës, vazhdoi të rritej. Kjo i shkaktoi probleme me ecjen dhe nuk mundej të vazhdonte më punën e saj.

Njerëzit mendonin se ishte shtatzënë, 26-vjeçarja heq kistin 16-kilogramësh në barkun e saj

“Njerëzit thoshin ‘është shtatzënë’. Ndihesha në siklet. Ndonjëherë nuk  doja të dilja nga shtëpia”, thotë ajo.

Gjatë operacionit që zgjati 4 orë, kirurgët hoqën 16 litra lëng nga kisti. “Kisti po bëhej i rrezikshëm sepse po lidhej me veshkën”, kujton Siobhan.

Njerëzit mendonin se ishte shtatzënë, 26-vjeçarja heq kistin 16-kilogramësh në barkun e saj

Ajo u kthye në shtëpi një ditë pas operacionit dhe mundi të ngrihej në këmbë pas 3 javësh.

#Njerëzit #mendonin #ishte #shtatzënë #26vjeçarja #heq #kistin #16kilogramësh #në #barkun #saj

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button