Aktualitet

Operacioni ndërkombëtar i drogës, policia: Trafikantët i vunë flakën velierës, 6 të arrestuar

Zëvendës drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Sokol Bizhga theksoi se janë sekuestruar 23 kilogramë lëndë narkotike pranë vendit ku është djegur veliera që vinte nga Mali i Zi.

Janë sekuestruar gjithashtu 45 mijë euro si edhe dy armë zjarri. Janë shoqëruar në polici disa persona ndërsa deri më tani janë arrestuar 6 prej tyre.

Sipas zv.drejtorit të policisë Sokol Bizhga, operacioni nisi në orën 22:00 të mbrëmjes së 14 gushtit dhe u përmbyll pasditen e djeshme në orën 18:00.


#Operacioni #ndërkombëtar #drogës #policia #Trafikantët #vunë #flakën #velierës #të #arrestuar

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button