Life Style

Plagosi policin dhe u fsheh 8 orë në ish-repartin ushtarak, prangoset 60-vjeçari

Pas 8 orësh kërkime, policia ka arrestuar 60-vjeçarin në fshatin Pilur të Himarës, i cili goditi mbrëmjen e djeshme me thikë një inspektor policie. Mësohet se autori i plagosjes së rëndë ishte fshehur në ambientet e një ish-reparti ushtarak. Veç tij, në pranga është vënë dhe 39 vjeçari me inicialet A.P për moskallëzim krimi.

Plagosi rëndë me mjet prerës, punonjësin e Policisë, i cili ishte jashtë shërbimit, por ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti, pas 8 orësh ndjekje nga Policia, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 60-vjeçari. Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Pilur, ku mbeti i plagosur rëndë me mjet prerës një punonjës policie 25 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Lukovë, shërbimet e Komisariatit  të Policisë Himarë, shërbimet operacionale të DVP Vlorë dhe grupe të FNSH-së, kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Pas 8 orësh kërkime dhe ndjekje, shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga 60-vjeçarin Th. M., i cili ishte fshehur në ambientet e ish-repartit ushtarak në fshatin Pilur. Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Jetës të DVP Vlorë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, kanë arrestuar në flagrancë 60-vjeçarin Th. M., për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë. Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. P., 39 vjeç, banues në fshatin Pilur, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, thotë policia.

Kujtojmë se inspektori i zonës së Lukovës u godit me thikë, teksa përpiqej të zbuste konfliktin mes 60-vjeçarit me një person tjetër. Mësohet se ai ndodhet në gjendje kritike për jetën.

/a.r

#Plagosi #policin #dhe #fsheh #orë #në #ishrepartin #ushtarak #prangoset #60vjeçari

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button