Manastirliu: 7 mijë pacientë në vit trajtohen për sëmundjet pulmonare tek “Shefqet Ndroqi”

Në Shërbimin e Pneumologjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë trajtohen rreth 7 mijë pacientë në vit për sëmundjet pulmonare.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau në rrjetet sociale ekipin e e Shërbimit të Pneumologjisë të këtij spitali.
Manastriliu shprehu mirënjohjen për punën e ekipit në trajtimin e pacientëve për sëmundjet pulmonare.
“Respekt për Dr. Juliana Gjoni, Dr. Arjan Mezini, Dr. Vjola Selmani, Dr. Serxho Golgota, Dr. Loreta Agolli, Dr. Irma Tashi dhe kryeinfermiere Rakela Hoxha”, u shpreh Manastirliu.
Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” ofron Shërbimin e Pneumologjisë, Klinikën e Kardiokirurgjisë, Klinikën Interne, Klinikën e Reanimacionit Bivalent dhe Shërbimin e Urgjencës.
/a.r
#Manastirliu #mijë #pacientë #në #vit #trajtohen #për #sëmundjet #pulmonare #tek #Shefqet #Ndroqi