Aktualitet

FOTOT/ Këta janë të arrestuarit për 11 mijë kokrra ekstazi në Tiranë

Personat në foto janë Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdija të cilët u kapën me 11 mijë e 300 kokrra ekstazi me peshë 5 kg e 93 gr dhe me vlerë tregu 400 mijë euro.

Operacioni anti-drogë u finalizua të hënën në mbrëmje në Tiranë.

5 personat, mes tyre dhe një vajzë 28-vjecare u kapën në kryqëzimin e rrugës Myslym Shyri dhe Sami Frashëri.



Ata shfrytëzonin fluksin e sezonit për të transportuar lëndën narkotike përmes një linje autobusësh Prishtinë-Tiranë. Në momentin që ekstazia mbërrinte në Tiranë, ajo transportohej përmes makinave me qira, ndërsa fokusi ishte te shpërndarja në zonën e bregdetit.

Trafikantët kërkonin paradhënie dhe lënie të automjeteve garanci për ekstazinë.

Përveç sasisë së lëndës narkotike edhe një automjet e pesë aparatë celularë u sekuestruan.

Dozat e drogës sintetike janë me ngjyrë kafe dhe kanë logon e markës së luksit, Louis Vuitton.

#FOTOT #Këta #janë #të #arrestuarit #për #mijë #kokrra #ekstazi #në #Tiranë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button